Shpërndaje

Nju studim i ri ka zbuluar se kafeina nuk stimulon vetëm vëmendjen, por ndihmon edhe në përshpejtimin e metabolizmit, që çon në uljen në peshë.

Kafeina rrit normën metabolike të trupit, kështu që ju djegni më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar.

Një deri në tre filxhanë kafe e zezë mund të rrisë metabolizmin tuaj mjaftueshëm sa për të djegur deri në 150 kalori në ditë, sipas një studimi nga Universiteti i King’s College në Londër, dhe kjo pa ndryshuar pjesën tjetër të regjimit tuaj ushqimor.

“Pirja e kafesë pëpara se të filloni ushtrimet gjithashtu përmirëson nivelet e energjisë gjatë aktivitetit,” – tha dietologia Linda Foster. “Ju ndihmon që të ushtroheni për një kohë të gjatë duke djegur më shumë kalori.” 

Pirja e një pije të nxehtë pas stërvitjes gjithashtu mund të jetë e dobishme.

/lapsi.al/