Shpërndaje

Je e lodhur me mëngjeset e përditshme dhe dëshiron disa ide mëngjesi nga personazhet e njohur për vaktin e parë të ditës? Këtu ka disa ide janë vërtet interesante për t’u marrë në konsideratë. Kur bëhet fjalë për mëngjesin, smoothies është gjithmonë një variant shumë i mirë për këdo, por këtu mund të gjesh disa receta origjinale dhe shumë interesante. Shiko këto 3 ide mëngjesi nga të famshmit. Mund të gjesh edhe mëngjesin tënd në këtë listë.

Jennifer Lopez – smoothies me proteina

J Lo pi një smoothie të shpejtë dhe të lehtë me proteina. Sipas këngëtares 48-vjeçare, e cila ka një trup të adhurueshëm, një mëngjes me proteina është mënyra më e mirë për të nisur ditën. Për përzierjen, ka shumë alternativa për ta përgatitur – disa fruta dhe zarzavate.

Chrissy Teigen – një vakt i pasur

Supermodelja Chrissy Teigen është një nga modelet që dëshmon se ato nuk jetojnë me sallatë dhe karota. Teigen ndjek një mënyrë të ushqyeri me pak karbohidrate. Ajo tregon se nuk fokusohet te kaloritë, por tek ushqimet e pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme. Mëngjesi ideal për Teigan është një proshutë gjeldeti dhe vezë me avokado. Ky është një opsion i mirë dhe i pasur me proteina, sipas saj, madje nëse nuk të pëlqen mishi, vezë dhe avokado është një kombinim i mirë që të ngop dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Gwyneth Paltrow – mëngjes i pasur me proteina

E urren apo e pëlqen, Gwyneth Paltrow është një personazh i njohur për mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit. Sipas revistës “Shape”, Gwyneth thotë se ditën dëshiron ta nisë me shumë proteina, duke përfshirë  një vezë omletë me avokado dhe bukë pa gluten. Një mëngjes i mirë për zemrën, pa yndyra dhe i pasur me proteina. Paltrow ndjek një dietë nga Frank Lipman, e cila nuk përmban gluten. Sipas saj, nëse e nis ditën me proteina, me pak karbohidrate dhe me yndyra të shëndetshme – është një mënyrë e shkëlqyer për të menaxhuar sheqerin në gjak, por edhe për të shuar urinë.

/revistaclass.al/