Shpërndaje

Nëse vitin e kaluar ishin çantat e kashtës në modë, këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Një aksesor i ri i ka zënë vendin çantave. Në fakt nuk jemi larguar shumë nga kashta…pasi kapelet e mëdha prej kashte janë gjithçka çfarë ju duhet këtë verë. Sipas fashion blogereve më në zë të momentit, kapelet e mëdha prej kashte ju duhen këtë verë kur të shkoni me pushime në plazh.

Këshilla jonë por edhe e blogereve është: sa më e madhe të jetë kapelja aq më më bukur do të dukeni. Përveç se do të jeni shumë trendy, edhe fotot që do të realizoni me kapelen në duar ose në kokë, do t’ju bëjnë të dukeni akoma edhe më bukur.

/revistaclass.al/