Shpërndaje

Këpucët ideale për verën 2018 janë… Sandalet e sheshta ose…Shapkat! Kur jashtë është shumë nxehtë, të vetmet që mund t’ju ndihmojnë janë pikërisht këto “këpucë”, ato janë të rehatshme, të lehta dhe e fundit por jo nga rëndësia ato kombinojnë bukur me çdo veshje, që nga veshjet e plazhit e deri te ato të qytetit! Dëshironi që së bashku të zbulojmë se cili është trendi që do dominojë këtë verë?

Shapkat më “cool” të sezonit janë pikërisht ato më të sheshtat që kemi veshur gjithmonë në plazh ose në pishina. Kjo tendencë që ka lulëzuar kryesisht në vitet ’90 vjen e ridimensionuar nga markat e sportit të cilat kanë përfshirë në koleksionet e tyre këtë lloj shapke…

A mendoni edhe ju se shapkat janë zgjedhja më e mirë në këto javë super të nxehta? Shapka më ikonike është ajo e sugjeruar nga Adidas ose Nike dhe po e shohim kudo edhe në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Me çfarë t’i kombinoni? Xhinset dhe fundet e shkurtra duken perfekte të kombinuara me një palë shapka apo sandale të sheshta. Gjithashtu, pantallonat e gjëra treçerekëshe dhe fundet në të njëjtin stil përshtaten shumë bukur me shapkat dhe me to mund të rikrijoni një look të freskët dhe veror.

/lapsi.al/