Shpërndaje

A jeni të lodhur me të njëjtin, fustanin e shkurtër? Ndjehuni me fat: Vera e 2018 është stina e fustaneve të gjatë! Fustanet e gjata kanë qenë “hit” prej disa sezonesh dhe mund të themi me bindje që vazhdojnë të jenë një “must”. Në këto javë super të nxehta bëhuni gati për të surprizuar këdo me stilin tuaj, në plazh ose qytet… Qëndroni të fokusuar!

A e keni gjetur edhe ju fustanin e gjatë perfekt të pushimeve tuaja? Nëse ende jo, jeni në kohë dhe mund të themi se jeni gjithashtu në vendin e duhur. Gjëja e parë që duhet të paketoni në valixhen tuaj është një fustan i gjatë me lule. Mendoni që është e mërzitshme? Jo, ka një arsye që lulet po i shohim kudo, sezon pas sezoni! Ju mbetet vetëm të zgjidhni mes tyre dhe motiveve me ngjyra të vogla ose të mëdha!

Këtë verë printet gjithashtu i japin një valë “cool” fustaneve të gjata. Nëse jeni të interesuara të dini trendet e fundit të printeve: printet e kafshëve, pikat në ngjyrë të verdhë ose rozë në stilin flamengo dhe vijat që krijojnë kontrastin mes të bardhës dhe të zezës janë një kombinim që s’do t’ju lërë në baltë këtë verë.

Është shumë e vështirë t’i rezistoni sharmit dhe elegancës së një fustani të gjatë, ngjyrat e forta si e verdha, portokallia dhe e kuqja do t’i japin ditëve tuaja një energji verore larg të zakonshmes!

/revistaclass.al/