Shpërndaje

Vajzat e famshme janë treguese të mira të tendencave më të fundit si në modë, ashtu edhe në grim. Për këtë të fundit do të shkruajmë sot dhe do t’ju tregojmë grimin që duhet të aplikoni këtë verë. Vitin që kaloi por edhe në 2018-n vajzat e famshme kanë preferuar të lyejnë sytë me ngjyrë të kuqe, por edhe me nuanca rozë.

Supermodelja e famshme Bella Hadid na tregon se nuk është më në modë kjo ngjyrë. Bella përmes disa fotove të publikuara në Instagram, na tregon grimin e veçantë të kësaj vere. E verdha, e verdha dhe vetëm e verdha duhen patjetër këtë verë. Provojeni dhe më pas do të na jepni të drejtë.

/revistaclass.al/