Shpërndaje

Më në fund është koha e duhur për të nxjerrë rrobat tuaja të verës. Por … ndoshta jo në zyrë.

Shumë persona mendojnë se mund të veshin çfarëdo rrobash në kompaninë ku punojnë gjatë verës përderisa nuk kanë një kod veshje, por duhet thënë që është përsëri e rëndësishme që të visheni në mënyrë profesionale.

Në një sondazh të kryer nga OfficeTeam, 80% e menaxherëve thanë se zgjedhjet e veshjeve mund të ndikojnë në shansin e një punonjësi për t’u promovuar. I njëjti sondazh ka nxjerrë se menaxherët thonë se dekoltetë dhe pantallonat e shkurtra janë më pak të pranueshme se sa kanë qenë 5 vjet më parë.

Dekoltetë apo bluzat me rripa

Ndërkohë që ka mjaft mëngë të përshtatshme për punë për femrat, dekoltetë apo bluzat me rripa duhet të shërbejnë si veshje e përshtatshme në vendin e punës, vetëm nëse i vishni ato nën një xhaketë.

Pantallonat e shkurtra

Menaxherët në sondazhin e OfficeTeam e theksuan këtë si një veshje që është bërë më pak e pranueshme në këto pesë vitet e fundit.

Clinton Kelly, bashkë-prezantuese e shfaqjes “What To not Wear” të TLC-së, tha për faqen e internetit të punësimit Monster.com se femrat mund të konsideronin për të veshur pantallona të shkurtra që arrinin deri tek gjunjët dhe jo më të shkurtra. Ndërsa meshkujt as nuk duhet të veshin pantallona të shkurtra në vendin e punës.

“Në përgjithësi, pantallonat e shkurtra nuk janë të përshtatshme për mjediset profesionale, sepse ato mund të tregojnë shumë lëkurë dhe kjo mund të rezultojë në shpërqëndrim,” tha Britton për Business Insider.

E njëjta gjë vlen edhe për fundet e shkurtër.

Çdo gjë që keni blerë për plazh apo pishinë

Ju mund të gruponi pantallonat e shkurtra në këtë kategori, ashtu si dhe rrobat e banjës, shajet e ndryshëm dhe çdo gjë tjetër që thotë “plazh” më shumë se “sallë mbledhje”.

Shapkat me gisht

Shapkat me gisht janë bërë më pak të pranueshme në pesë vitet e fundit gjithashtu.

“Është e vështirë që njerëzit që veshin shapka me gisht të merren seriozisht,” tha Britton i OfficeTeam për BI. “Njerëzit mund të vënë në pikëpyetje etikën tuaj të punës.”

Sandale me çorape

Meshkuj: Mos u mundoni të silleni vërdallë duke “mbajtur këmbët tuaja të fshehura” me çorape sportive kur vishni sandalet tuaja. Është një hap i gabuar që ju nuk duhet ta bëni kur jeni duke punuar në zyrë.

Pantallonat e ngushta të jogës

Pantallonat e ngushta nuk janë profesionale apo të përshtatshme sa duhet për t’u parë në zyrë.

“Ashtu si me të gjitha kodet e veshjes, veshja casual mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme në kompani të ndryshme,” tha Post. “Një standard që ndihmon në përcaktimin e përshtatshmërisë është të pyesni veten: ‘Nëse do të kisha një takim të papritur me një klient apo shefin ekzekutiv, a do të kisha veshur këtë që kam veshur tani?’”

Syze dielli (në ambiente të mbyllura)

Shoqëria në përgjithësi pajtohet që syzet e diellit në ambientet e mbyllura duken qesharake. Mos i mbani ato në kokën tuaj gjatë gjithë ditës.

Çdo gjë që është e tejdukshme

Rrobat e lehta dhe të holla mund të jenë lehtësim në verë. Por gjeni një mënyrë tjetër për të lehtësuar ecurinë tuaj në vendin e punës.

/REVISTACLASS.AL/