Shpërndaje

Vajzat e famshme janë ndikuese të mëdha në jetën e vajzave të zakonshme, pasi ato na tregojnë se cilat janë tendencat më të fundit të modës. Nuk është se vajzat e zanokshme nuk i dinë, por teksa i shohin në profilet e tyre në rrjetet sociale binden akoma edhe më shumë. Në verë vajzat e apasionuara pas modës kanë mundësi të eksperimentojnë më shumë me ngjyrat, me stilet e ndryshme të fustaneve, etj. Sot përmes këtij artikulli do t’ju tregojmë se cila është bluza më “IN” e momentit.

Në fakt nuk ua tregojmë ne, por vajzat e famshme si shqiptare po ashtu edhe të huaja. Ndoshta juve nuk ju kishte shkuar në mendje si një bluzë e thjeshtë, (ngjyra nuk ka rëndësi) mund t’ju bëjë të dukeni kaq trendy. Mjafton një truk i thjeshtë dhe ju do të dukeni mjaft bukur. Nëse keni një bluzë të bardhë ose të zëzë, çfarë do lloj ngjyre që ju ndodhet në gardërobën tuaj, visheni me një fund, ose pantallona dhe lidheni në bel. Do të dukeni aq bukur dhe fashion, sa mund ta aplikoni edhe me këmishat ketë gjë. Provojeni dhe do të na jepni të drejtë!

 /revistaclass.al/