Shpërndaje

Nëse nuk keni bërë një pakt të përhershëm me genet e arta, nuk ka vend për t’u mërzitur! Sepse gjithmonë ka një zgjidhje për të pasur një portret perfekt, dhe këtu futet në lojë rimodelimi. Si popull mesdhetar që jemi, një nga organet që ka më shumë nevojë për korrigjim është hunda! Jeni gati për një rimodelim në kufijtë e perfeksionit, që ju bën të dukeni origjinal dhe pa asnjë shenjë ndërhyrje estetike?! Pranë Spitalit Villa Maria dhe ENT Medical Center do të gjeni zgjidhjen ideale. Aty kryhen konsulta pa pagesë nga Kirurgu Otorinolaringolog dhe Plastik i mirënjohur  Dr. Julian Dervishi. Gjatë një intervistë të tij për revistën Class, doktori na tregoi më shumë rreth teknikave më inovative të Rimodelimit të Hundës. Jeni edhe ju gati të njiheni me to?!

Fillimisht, doktor Juliani le të bëjmë një krahasim mes teknikave të reja të rinoplastikës sot dhe atyre të viteve të kaluara?

Rinoplastika sot, krahasuar me atë para 20 viteve janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Pacientët sot kërkojnë një pamje sa më afër natyrales. Fokusi sot në rinoplastikë është pikërisht aplikimi  teknikave për të arritur në një hundë të bukur natyralisht.

Dhe për një hundë të tillë, të bukur dhe sa më pranë natyrales, cilat janë korrigjimet më të shpeshta që bëhen?

Graftet e hundës.  Po i kushtohet gjithmonë e më shumë rëndësi majës së hundës, pasi është ajo që definon karakterin e hundës. Mjeshtëria në vendosjen e grafteve të hundës lidhet me suportin në qendër të hundës dhe harqet në flegrat e saji, duke prodhuar nje hundë të bukur natyrale, dhe eliminuar majën e zhytur që gjatë të qeshurës të rrit në moshë. Fokusi i pamjes së hundës nga çdo kënd i mundshëm është rritur me rritjen e aksesit të fotografive dhe popullaritetit në rrjetet sociale.

Çfarë ofron ndryshe teknika e rimodelimit të hundës sot?

Teknikat e reja të suturimit në kartilago janë të tilla: Në të shkuarën pjesa kërcore e hundës

( pjesa e poshtme e saj) thjesht zvogëlohej dhe hiqej për të reduktuar pamjen bulboze të saj. Por sot, kjo nuk është mjaftueshëm. Për të dhënë propocionalitet, pjesa e mbetur e kartilagos së majës dhe flegrat e hundës duhen suturuar, vetëm kështu definohet maja dhe ngushtohet gjerësia. Rezultati ështe një hundë në harmoni me të gjithën.

Dr. Julian Dervishi

Si realizohet kjo proçedurë?

Rikonstruksion ekstrakorporeal të hundës – Gjithë elementët e hundës nxirren jashtë, operohen për së jashtmi dhe rivendosen përsëri. E gjitha kjo proçedurë kryhet në një tavolinë sterile në sallën e operacionit duke mbajtur lidhje në të njëjtën kohë me hundën e pacientit. Trupi i njeriut të befason me aftësinë që ka për tu rikuperuar, me zhvillimet e mjekësisë dhe shkencës sot arrihen të realizohen gjëra që më parë as nuk mendoheshin.

 

Po sa i takon mjeteve me të cilat kryen të tilla të ndëhyrje, a mund të zbulojmë disa prej tyre?

Janë mjete me preçizion të lartë. Çekiçi dhe dalta janë mjetet e vjetra të punës në rinoplastikë. Sot përdoren mjete specifike për t’i dhënë formën e duhur kockës me maksimumin e kujdesit dhe precizionit.

Llojet e problematikat më të shpeshta që keni hasur gjatë konsultave me pacientë të ndryshëm? Ku konsistojnë ndërhyrjet më të shpeshta tek ta?

Probleme të mëdha vihen re në konturet deformuara të hundës, sidomos në rinoplastikat e përsëritura. Këto probleme duken sikur janë probleme të sipërfaqes së hundës, por në fakt janë të strukturave të poshtme të saj. Së fundmi është një qasje e re për t’i dhënë zgjidhje këtyre parregullsive, merret ind kartilaginoz, i cili përpunohet duke u përzier me solucione të posaçme që i kthejnë në formë paste e cila plotëson këto struktura.

 /revistaclas.al