Shpërndaje
Vera duket sikur po zvarritet paksa por në fakt jemi në kohën e saj. Ja ndoshta pak orë na ndajnë për të thënë shprehjen “na mbyti vapa”. Ndaj përpos të gjithave, pushime, shapka, çanta dhe fustane të freskët e praktik, në listën e ideve janë edhe modeli i flokëve. Cilat janë modelet më praktike për këtë verë, dhe jo vetëm, por edhe tendencë, çfarë detaji mund t’i shtojmë flokëve për t’u veçuar nga masa.

Ne kemi zgjedhur këshillat e parukierit të famshëm Clayton Hawkins, i cili punon në personazhe të njohur të Hollivudit, për të parë çfarë saktësisht do të jetë e modeli ‘in’ për këtë verë.

 

Këtë verë, ne do të shohim një kthim të fundit të viteve ’90 dhe aksesorë të flokëve të përdorura gjatë viteve 2000″, thotë Hawkins. Është koha për të investuar në kapëse flutur, barretw të vockël me ngjyrë, karfica të formave të ndryshme, lëshoje dorën loz me kapje flokësh fëminore.

Është koha për të bërë realitet një model flokësh të parë vetëm në skena ndoshta, Bëjini tuaja thurjet e vogla nëpër flokë, sa më i vogël bishti për t’u bërë gërshet aq më delikat dhe më i rafinuar duket”. Hawkins siguron se do të dukeni një femër ‘cool’

Ndërsa flokët e valëzuar do të jenë tendencë e pakonkurueshme. Sipas Hawkins, nëse flokët tuaj janë natyrisht kaçurrelë, shpërndajeni atë, nëse ato janë të drejtë, investoni me një kapje të çregullt deri sa të thahen dhe ato do të përfundojnë në drejtime të ndryshme.

Dhe tani modeli sa praktik aq edhe shik. Flokët i keni krej të pabindura, thjesht me aplikimin e jë kremi, shtrijini ato në pjesën e kokës, e më pas lëreni bishtin të lirë, siç do donin të rrinin vetë flokët. Do dukeni sikur jeni kuruar me kujdes.

Është koha për të guxuar edhe me gjatësinë e flokëve. pritini ato deri mbi supe, shpjegon Hawinks, – pa dyshim fare nëse flokët tuaj janë të hollë, përdorni pak vaj për shkëlqim dhe lërini ato t’ju tregojnë si vajzë e vogël e sapodiplomuar.

/bordo.al/