Shpërndaje

Nxjerrja në pah e bukurisë natyrore të syve dhe zgjedhja e ngjyrës së përshtatshme të hijesimit, ndonjëherë vërtet është punë e “rëndë”.

Spektri i ngjyrave të syve te njerëzit, vërtet është i gjerë, më së shpeshti është nga e gështenjta, e kaltra dhe e gjelbra.

Për të theksuar më shumë bukurinë natyrale të ngjyrës së syve, mund të përdorim hijesimet, posaçërisht nëse zgjedhim nuancën e duhur, transmeton Telegrafi.

Këto ngjyra të hijesimit i përshtaten ngjyrës së caktuar të syve:

1. Sytë e gjelbër

Për personat të cilët kanë sy të gjelbër, rekomandohet nuanca vjollcë. Ngjyra e kumbullave, vjollcë e shndritshme apo ngjyra e verës së zezë edhe më shumë do të theksojnë ngjyrën e gjelbër të syve.

2. Sytë e kaltër

Syve të kaltër posaçërisht u përshtaten tonet e portokallta, rozë e shndritshme dhe ngjyra e bronztë.

3. Sytë e përhirtë

Sytë e përhirtë më së shumti i theksojnë tonet e ngjyrës së trëndafiltë, e kuqja e errët apo tonet e ngjyrës së gështenjtë.

4. Sytë ngjyrë lajthie

Nuancat e hijesimit të ngjyrës vjollcë të shndritshme më së miri i theksojnë sytë ngjyrë lajthie.

5. Sytë ngjyrës së gështenjtë të shndritshme

Kombinoni nuancën bezhë me tonet e ngjyrës së artë dhe nuancat në ngjyrë myshku, në mënyrë që të theksoni syrin e gështenjtë të shndritshëm!

6. Sytë e gështenjtë të errët

Ngjyrat vjollcë dhe e artë janë zgjedhje ideale. Këto ngjyra perfekt theksojnë thellësinë e nuancës së errët. Kombinoni dy apo tri nuanca në mënyrë që të theksoni bukurinë e syrit dhe të tërhiqni shikimet e të tjerëve dhe pastaj me vëmendje lexoni shikimin e tyre. /Telegrafi/