Shpërndaje

Me verën tashmë të ulur këmbëkryq, ndoshta e keni gjetur të gjitha rehatinë – një palë pantallona të shkurtra dhe gati për të dalë. Po zakonisht, si i stiloni pantallonat e shkurtra në verë? I vishni me sandale, me shapka, me atlete apo…? Disa mënyra të reja për t’i kombinuar vijnë të propozuara këtë verë nga vajzat e njohura të modës.

Ndërsa për një pjesë të mirë prej jush, xhinset e shkurtra janë ato që ju shpëtojnë sa herë që nuk keni apo nuk gjeni ç’të vishni, në fakt, edhe kombinimi i tyre në këmbë është një gjë shumë e rëndësishme. Pantallonat e shkurtra, siç e dini, e nxjerrin këmbën të plotë, ndaj edhe këpucët, atletet apo sandalet tërheqin vëmendjen.

Nëse zgjedhja është ajo që duhet, këmba do të duket elegante dhe veshja, me shumë stil.

Llojet e pantallonave me të cilat mund të kombinoni janë disa. Mund të jenë xhinse, mund të jenë lëkure, të gjera, me bel të lartë etj. Nëse mes këtyre llojeve, kombinimi është i duhuri, silueta juaj do të duket e përkryer.

Lexoni dhe shikoni këto kombinime për të kuptuar se ç’lloj këpucësh do të kombinoni me veshjen e preferuar.

/revistaclass.al/