Shpërndaje

Sezoni i verës ka nisur zyrtarisht por ditët me pak diell e jo shumë të nxehta, na rikujtojnë se vjeshta gjithashtu vjen shumë shpejt e gardëroba jonë duhet të jetë e përgatitur në çdo moment për të na “servirur” veshjet më interesante të sezonit. Nuk duhet të lëmë pa përmendur faktin që ndërkohë që ju shkoni në plazh ajo është duke ardhur  dhe përpara se të përfundoni duke thënë shprehjen e famshme “nuk kam asgjë për të veshur”, mendoni vetëm që veshja që s’duhet t’ju mungojë këtë vjeshtë janë fustanet, të vetmet që nuk kanë nevojë për kombinim të madh dhe të vetmet që ju bëjnë të dukeni bukur e me stil.

LLojet e fustaneve që mund të vishen në stinën e vjeshtës janë shumë, por ato që ne do të veçonim si veshjet më IN janë si më poshtë:

1

Fustanet e lirshëm me lidhje në bel
Visheni këtë fustan me një palë sandale të sheshta dhe do të dukeni me një look të freskët e të modës por, gjithashtu mund të guxoni duke e kombinuar ate me një palë çizme për t’u dukur më “cool” e më me stil.

2

Fustanet e mëndafshta me lule
Printet me lule përfundimisht nuk janë të rezervuara vetëm për stinën e pranverës. Kjo gjë vihet re më shumë kur kemi të bëjmë më material të buta e të holla të cilat janë perfekte në fustanet e gjatë. Provoni ta vishni të kombinuar me një palë kambale, do të dashuroheni me këtë look!

3

Fustani që valëvitet
Jeni nostalgjikë për veshjet dhe modën e viteve ’70? Ky tip fustani ju frymëzon t’i riktheheni asaj mode duke shkuar e veshur me stil në zyrë apo në takimet e punës.

4

Fustanet me ngjyra të ndezura
Kur vera vjen, me të vjen edhe dëshira për të veshur të gjitha ngjyrat e ndezura njëkohësisht dhe kur ajo ikën, dëshira për t’i veshur këto ngjyra mbetet akoma me ne. Një zgjidhje shumë e mirë është një fustan me printin me vija të ngjyrave të ndryshme, kështu do të dukeni bukur e njëkohësisht do të kombinoheni lehtësisht me çdo gjë tjetër.

5

Një pulovër fustan
Për një fundjavë “përtace” përqafoni stilin sport të kombinuar me një palë atlete me njgyrë dhe do të ndiheni sa rehat aq edhe me stil.
/revistaclass.al/