Shpërndaje

Nuk ndodh shpesh të shohim Victoria Beckham në një look ekstremisht të thjeshtë por kur ndodh, ajo sigurohet mirë që gjithçka të jetë perfekte. Pa e ekzagjiruar, të gjithë mund ta pranojmë se look-u i saj është aq i kuruar, sa edhe një blzuë e thjeshtë, e bardhë duket shumë bukur. Me pantallona ose me funde serioze, kombinimet e saj janë gjithmonë chic dhe elegante.

Nuk ka vend për xhelozi, ju mund t’i respektoni rregullat që ajo ndjek dhe të dukeni po aq bukur… Sytë dhe mendjen këtu, sepse më poshtë do listojmë këshillat që Victoria na jep për kombinimin e bluzës së bardhë.

1.       Kombinojeni këtë bluzë me një palë pantallona të gjera deri te kyçet, bluzën të futur brenda në pantallona dhe komkpletojeni look-un me atlete klasike.

2.       Përdorni kreativitetin duke futur pak nga vetja juaj në bluzën e bardhë, luani me mëngët duke i përdredhur apo palosur ato në formë të rregullt.

3.       Për një look të përditshëm mund ta kombinoni me xhinse të gjera e me një palë taka të larta me ngjyrë të theksuar.

4.       Askush nuk dëshiron të duket sikur është përpjekur shumë për një veshje, bluza e bardhë e mban look-un të freskët dhe është bazikja që nuk zhgënjen kurrë…

5.       Bluza e bardhë është një element që nuk do të dalë kurrë nga moda ndaj, kombinojeni atë me personalitetin tuaj duke shtuar aksesorët që ju përfaqësojnë më mirë.

 

/revistaclass.al/