Shpërndaje

Pas postit të fundit të Jennifer Lopez në Instagram, jemi gati të sigurtë se të gjithë keni hyrë në google për të parë moshën fikse të këngëtares për t’u bindur edhe një herë se për këtë grua vitet nuk ikin… Këngëtarja 49 vjeçare dhe nëna e dy fëmijëve duket në super formë dhe më në fund ,kemi recetën ekzakte për të kuptuar sesi ia bën ajo që duket 20 vjet më e re.

1

Jennifer Lopez stërvitet fizikisht herët në mëngjes
Sipas postimeve në Instagram Jlo na tregon se zgjohet shumë herët në mëngjes për t’u stërvitur ,në mënyrë që të nisi mirë rutinën e ditës. Mund ta shihni edhe ju që trupi i saj nuk do të ishte kaq në formë, nëse ajo do të ndryshonte alarmin e vendosur çdo mëngjes.

2

Jennifer Lopez nuk bën kurrë banjo dielli
Dhe kjo jo për arsyet e Edward Cullen… Nuk është sekret që rrezet e dëmshme të diellit dëmtojnë kolagjenin dhe fibrat elastike të lëkurës duke shkaktuar plakje të parakoheshme.

3

Tre gjëra nuk i prek me dorë
Të gjithë e dimë se alkoli, kafja dhe duhanpirja nuk janë të mira për lëkurën dhe Jeniifer Lopez nuk prek me dorë asnjërën prej tyre.

4

Jennifer Lopez mediton çdo ditë
Jlo ka nisur meditimin që në vitin 2015 kur nisi aktrimin, prezantimin dhe karrierën si këngëtare. Sot, Jennifer Lopez mediton çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje

5

Jennifer Lopez pi 8 gota ujë çdo ditë
Sigurisht, nëse dita nis me ushtrime fizike, etja do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës dhe siç ajo ka deklaruar “ mbi të gjitha, hidratohuni, pini shumë ujë”.

6

Dieta e saj është e pasur me ushqime jeshile
Jlo ushqehet shumë pastër, konsumon perimet, ashparagun dhe brokolin. Ajo adhuron të gatuajë ushqimet me prejardhje portorikane pasi me to është rritur.
/revistaclass.al/