Shpërndaje

Vajza, vajza të gjitha vëmendjen këtu! Mamaja më e re e familjes Kardashian, sapo bëri ndryshimin që nuk e prisnim në pamjen e saj.

I tha lamtumirë flokëve të gjatë, dhe kjo është frizura e re. Zyrtarisht kjo është vera e flokëve të shkurtër dhe Khloe Kardashian i besoi këtij trendi.

Rihanna gjithashtu bëri të njëjtin hap pak ditë më parë, dhe pa asnjë ekzagjerim thuajse të gjitha vajzat e njohura ose të panjohura, duhet të reflektojnë mbi këtë tendencë të re të flokëve, e cila është gjithashtu praktike dhe ideale për ditët me vapë përvëluese të këtij sezoni.

“Not smiling makes me smile” Kanye

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Ylli i “Keeping Up with Kardashians”, u bë protagoniste me stilin e hijshëm dhe të ri të flokëve, duke e prezantuar atë në Instagram përmes një selfie tërësisht serioze, ku fokusi ishte frizura e re.

Flokë të shkurtër dhe biondë! Vajza ky është trendi që duhet të përqafoni. Jeni ende në kohë, sepse vera nuk ka mbaruar!

/telegrafi.com/