Shpërndaje

“Wet look” ose dukjen e lagësht të flokëve më së shpeshti e shohim në pistat e modës, në editoriale dhe në tepihë të kuq, mirëpo gjithnjë e më shpesh edhe në rrugët e qyteteve, aq më parë për rastet e mbrëmjeve.

Frizura e cila është ideale për verë, lehtë stilizohet dhe mirëmbahet, duket shkëlqyeshëm. Me vetëm tri veprime mund të provoni që këtë verë.

E gjitha që ju nevojiten janë pak vaj kokosi, produkt për stilizim dhe shkathtësia e gishtave, transmeton Telegrafi.

Duhet të veproni kështu në mënyrë që të shkëlqeni bash me këtë frizurë:

1. Për fillim do të ishte mirë që flokët të jenë të sapolarë dhe që në to të qitni me bollëk vaj kokosi, vetëm që kujdesuni që të mos jetë tepër i ftohtë.

2. Pastaj me gishta krihni flokët në mënyrë që të jeni të sigurta që çdo tufë të jetë e vajuar.

3. Në fund, shprishni flokët me gishta dhe qitni ndonjë produkt për stabilizim, sipas dëshirës. /Telegrafi/