Shpërndaje

Psikologët kanë shpenzuar vite të tëra duke i studiuar trajtat të cilat janë fundamentale për suksesin e lidhjeve afatgjate.

Më poshtë i keni këto trajta që tregojnë se jeni në një lidhje tejet të qëndrueshme dhe të suksesshme, por keni parasysh se nëse nuk i keni të gjitha këto trajta, kjo fare nuk nënkupton se duhet të ndaheni nga partneri, transmeton Telegrafi.

Mendoni shpesh për partnerin edhe kur nuk jeni bashkë

Pas studimeve të shumta, psikologët kanë zbuluar një gjë interesante: aq më shumë që mendoni për partnerin kur nuk jeni diku bashkë, aq më shumë të dashuruar jeni.

Edhe vështirësia për t’u përqendruar në gjëra tjera kur jeni duke menduar për partnerin është dukuri që ndërlidhet me ndjenja të forta të dashurisë – posaçërisht për meshkujt.

Iu përgjigjeni pozitivisht lajmeve pozitive për njëri-tjetrin

Edhe këtu, pas eksperimenteve të ndryshme, psikologët kanë zbuluar se një test i një lidhje të lumtur është se me çfarë entuziazmi iu përgjigjen partnerët njëri-tjetrit për lajme të mira.

P.sh., nëse jeni ngritur në pozitë në vend të punës dhe partneri juaj thotë kështu: “Kjo është e mahnitshme zemër! E kam ditur se mund t’ia arrish, ke punuar shumë për këtë gjë”, atëherë kjo do të thotë se është tejet i kënaqur në lidhje dhe i lumtur me lidhjen tuaj.

Shpenzoni kohë ndaras, me miqtë tuaj

Psikologët sugjerojnë se nëse dëshironi të jeni në një martesë/lidhje të lumtur, nuk është gjëja më e mirë që partneri t’jua përmbush të gjitha nevojat ekzistenciale. Psikologët rekomandojnë që të gjeni hobi, miq dhe punë tjera për t’u marrë ndaras dhe për të mos shpenzuar kohë vetëm së bashku. /Telegrafi/