Shpërndaje

Pas lindjes, për shkak se muskujt akoma janë të dobët dhe të relaksuar, në pjesën e poshtme, barku mbetet i varur nga dhjami. Si ta parandaloni këtë dhe si ta riktheni në formë si dikur?

Në pjesën e përparme të barkut gjendet muskuli çift i cili quhet musculus rectus abdominis (ata që merren me fitnes i quajnë shkurtimisht “abs”).

Gjatë shtatzënisë këta muskuj tendosen në mënyrë që t’i krijojnë hapësirë të mjaftueshme bebes brenda në barkun tuaj. Ndonjëherë ndodhë që këta muskuj të ndahen dhe kjo quhet “diastasis recti”.

Indi lidhor i cili gjendet midis dy muskujve hollohet sa më shumë që rritet mitra e cila i shtyn përpara muskujt e barkut.

Pas lindjes, për shkak se muskujt e barkut akoma janë të dobët dhe të relaksuar, del përpara barkut indi dhjamor. Rrjedhimisht, në pjesën e poshtme të barkut varet teposhtë dhjami.

Ndarja e muskujve të barkut mund të jetë shumë pak e shprehur dhe pas lindjes vetvetiu rikthehet siç ka qenë përpara shtatzënisë.

Për ta parandaluar këtë problem përpiquni që ta mbani drejt pozitën e trupit. Nëse nuk e mbani trupin drejt, atëherë çrregullohet stabiliteti i muskujve.

dsc_3083

Ushtrimet trupore duhet t’i bëni në mënyrë korrekte; konsultohuni me ndonjë specialist të fitnesit dhe me mjekun se cilat ushtrime trupore janë të përshtatshme për ju.

Mos harroni se pesha trupore luan një rol shumë të madh në rritjen e rrezikut për ndarjen e muskujve.

Keni kujdes se si e mbani trupin gjatë aktiviteteve të përditshme. Për shembull, kur e shtyni karrocën derisa jeni në market, mos i angazhoni muskujt e duarve dhe të shpatullave, por mbani duart lirshëm në dorën e karrocës dhe shtyni karrocën duke i angazhuar muskujt e këmbëve dhe të vitheve.

Pra, përpiquni që t’i evitoni aktivitetet të cilat e rrisin presionin nga brenda që ushtrohet në muskujt e barkut. /Telegrafi/

61ip7safhbl-_sl1500_-1