Shpërndaje

Ndoshta, për shumicën prej nesh, investimet më të mëdha dhe pjesa më e mirë e kursimeve shkojnë për shtëpinë, në përpjekje për ta bërë atë sa më të rehatshme të jetë e mundur. E kur kemi mundësi nuk i kursejmë vetes as pak luks. Por me sa duket aktroja e njohur Jennifer Aniston ka shpenzuar një djall me para për të krijuar, jo një shtëpi por një super vilë.

Një pronë e blerë nga aktorja shtatë vite më parë për 21 milion dollarë, ndërsa ka hapur dyert për herë të parë, për revistën “Architectural Digest”. Ajo ka treguar se është marrë me kujdes me çdo detaj të saj ndërsa tregon edhe nj ndër vështirësitë më të mëdha.

Duke qenë se ajo ka jetuar sëbashku me bashkëshortin Justin Theroux, me të cilin prej disa muajsh tani është ndare, ishte e natyrshme që të shprehte edhe ai idetë e tij mbi aredimin e shtëpisë, por Jennifer tregon se ishte e vështirë të hiqte dorë nga idetë e saj e të pranonte të bashkëshortit. “Mësova se të thosha menjëherë “jo” për çdo ide të tij, nuk ishte gjë e mirë”, tregoi asokohe duke qeshur aktorja.

/bordo.al/