Shpërndaje

Melania Trump me siguri do të hyjë në histori si njëra prej Zonjave të Para të Amerikës të veshura më bukur. Veshjet e saj janë bërë shpesh objekt diskutimi, por ndonëse parardhësja Michelle Obama kishte vërtet shumë shije në kombinime, Melania ka një stil disi më fisnik, dhe pikërisht kjo e bën një pretendente shumë të fortë për statusin: “ Jackie Kennedy e dyte“! Nëse ju kujtohet, fillesat e saj u rrethuan nga një skandal: shumë nga emrat e mëdhenj të modës e bojkotuan për shkak të të shoqit. Klienten besnike dhe mjaft të bukur e mbështetën vetëm Chanel, Dolce & Gabbana dhe Ralph Laurent . Por sot, ajo po konsiderohet gjithmonë e më shumë si njëra prej zonjave më shik të botës. Ja disa prej veshjeve që e bëjnë ta fitojë këtë përcaktim:

 

 

/bordo.al/