Shpërndaje

Zonja e kostumeve, siç ajo etiketohet ndryshe, kthehet në çështje mode dhe tendence sapo vesh diçka të re, ndryshe nga imazhi me të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë!

Ikona e stilit, shfaqet në rrugë, dhe të nesërmen të gjitha vajzat e kanë përvetësuar në mënyrën më të mirë të mundshme gjithçka i takon pamjes së saj të jashtme.

Sipas britanikes Thesun.co.uk, Victoria Beckham u shfaq dje në Londër, në një ditë të zakonshme pune, por pamja e saj e re nuk kaloi pa u vënë re! Dhe si mund të ndodhte ndryshe! Imazhi interesant, larg kostumeve elegante, ia kishte lënë vendin një pamje tejet sensuale.

E gjitha e veshur me të zezë, me një kanotiere me dantellë, Victoria u shfaq tejet joshëse ditën e djeshme.

Vera është momenti i duhur për flokë të shkurtër, që mezi prekin shpatullat e s’elektrizohen në asnjë moment. Por nëse ky model s’nxjerr në pah më të mirën tuaj, Victoria Beckham ju tregon si të stiloni gjithë vetëbesim ondet e çrregullta të plazhit.

Neve na pëlqen shumë stili i ri i saj! Po ju si mendoni?

/telegrafi.al/