Shpërndaje

Kafeina është pija më e konsumuar mbarë botës. Pak rëndësi ka nëse e konsumoni për të patur energji sepse ndiheni shumë të lodhur dhe keni nevojë për përqëndrim- përsëri nuk mund ta mohoni se një dozë kafeinë në ditë ka të mirat e saj.

 

Problemi qëndron se këto efekte nuk zgjasin shumë, që do të thotë se doza juaj e rregullt ditore mund të bëhet dy ose tre. Nëse ky është rasti mund të ndjeni disa efekte anësore që lidhen me konsumimin e tepërt të kafeinës si, aritmi, pagjumësi dhe marrje mendsh.

Më poshtë ju paraqesim efektet anësore të konsumimit të tepërt të kafeinës.

Kafeina konsiderohet e dobishme nëse konsumohet 300-400 gram në ditë që do të thotë dy kafe të shkurtra në ditë. Nëse trupi juaj zhvillon tolerancë ndaj kafesë atëherë doza e kafeinës do të rritet pasi nuk ju bën më efekt një dozë e vogël.

Kur dozat e kafeinës në trup rriten shkakton dhimbje koke, dehidratim dhe pagjumësi. Nëse mendoni se keni probleme me konsumimin e kafeinës është shumë e rëndësishme që të ndërprisni konsumimin e saj duke përdorur çajra bimorë, ose çokollatë të ngrohtë.

Si ndikon kafeina në trup?

Kafeina klasifikohet si stimuluese pasi rrit qarkullimin e kimikateve si kortizolin dhe adrenalinën në trup. Kur kafeina konsumohet në doza të vogla ajo të bën të ndihesh i çlodhur dhe I fokusuar por kur e tejkalon dozën e saj atëherë do të ndiheni në ankth dhe do të keni pagjumësi.

Efekti i kafeinës zgjat rreth 30 min pasi është konsumuar dhe edhe pse efekti i saj në organizëm zgjat pak këto efekte mund të përfshijnë rritje të rrahjeve të zemrës dhe ankth . Gjihashtu kafeina mund t’ju dehidratojë pasi është diuretike( që do të thotë se ndikon në urinimin e shpeshtë). Kjo ndodh pasi kafeina rrit qarkullimin e gjakut në veshka.

/bordo.al/