Shpërndaje

Flokëkuqet origjinale trashëgojnë disa nga gjenet më recesive (më të rralla) dhe këto karakteristika i bëjnë këto të fundit unikë. Pasi të njiheni me disa fakte interesante që duhet të dini për flokëkuqet Living do të ndajë me ju disa truke makeup-i që duhet të dinë.
Flokët e kuq janë një mutacion gjenetik dhe vetëm 2% e popullsisë lindin me flokë natyralë të kuq
Flokëkuqët thinjen shumë ngadalë, por janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta!
Truket e makeup-it që duhet të dini:

Mos përdorni fondatina që ju erreësojnë lëkurën. Kremi pudër që ju ndriçon lëkurën do të nxjerrë në pah ngjyrën e flokëve dhe tiparet.
ZGJIDHNI BRONZERIN ME KUJDES
Rrini larg çdo gjëje që anon shumë nga ari apo nga kafja.
Ngjyra e pjeshkës është nuance që ju shkon më shumë kokëkuqeve. Jo vetëm buzëkuqet në këto hije por dhe highlighjersat apo blushi në këtë ngjyrë shkon përshtat me lëkurën tuaj.
Mos i errësoni vetullat, por theksoni qerpikët duke aplikuar disa shtresa rimeli.
Nocioni që kokëkuqet duhet të shmangin të kuqin e buzëve është një mit ! Mjafton të zgjidhni hijen që ju shkon me tonalitetin e lëkurës.

/living.al/