Shpërndaje

Uji pastrues është kufiri i ri detox-it. Përgatitet fare thjeshtë, por efektet e asaj që përshkruhet si mania e fundit janë të jashtëzakonshme thonë nutricionistët. Atëherë, cfarë është uji detox? Bëhet fjalë për ujë mineral ( ose edhe ujë cesme, të pijshëm kuptohet), të pasuruar me fruta, perime dhe erëza. Lihen të qëndrojnë bashkë për disa orë dhe ruhet në frigorifer ( edhe për t`i shtuar freskinë). Janë disa lloje:

 

Uji detox drenues me feta portokalli dhe boronicë, nxjerr lëngjet e tepërta nga organizmi.

Uji detox për uljen e barkut: kjo recetë riaktivizon metabolizmin dhe ndihmon në uljën e peshës dhe ndjesinë e fryrjes; ujit I shtohen feta te holla xhenxhefili, limon jeshil dhe feta kastraveci.

Uji tonifikues , këtë e duan shumë edhe fëmijët, bazë ka luleshtrydhen. Mund t`I shtohen dhe fletë borziloku të freskët.

Uji detox kundër celulitit: ujë, shalqi, gjethe menteje, do t`i lini bashkë ca orë dhe është një mrekulli!

/bordo.al/