Të gjitha kemi pasur një çantë me rruaza në fëmijërinë tonë. Dikush më të thjeshtë, dikush tjetër pak më të bukur, por nuk e harronim asnjëherë kur kishim një festë në shkollë. Pak a shumë si kjo!
Kush ishte më fat kishte një me dizajn edhe më të bukur, si kjo!
Epo këto çanta që na bëjë aq shumë nostalgjike po rikthehen sërish në modë. Fillimisht ia pamë modeles Gigi Hadid. Një çantë me rruaza, me vija horizontale shumëngjyrëshe. Edhe motrës së saj Bella-s ia kemi parë një të tillë, modeles Emiliy Ratajkowski etj. Këto çanta i ka risjellë një stiliste bizhuterish, Susan Alexandra, e cila na prezantoi me çantën e parë me rruaza, rreth një vit më parë. Çmimet për këto çanta variojnë nga 120$ deri në 345$ (pak të kripura krahasuar me çmimin e çantave të fëmijërisë). Mund t`i gjeni në shumë variante, me dizajn frutash, me motive, forma dhe ngjyra të ndryshme.
Juve si ju duken, do t`i mbanit?
/revistaclass.al/