Shpërndaje

Është bërë tashmë diçka e zakontë që trendet e viteve të kaluara të rikthehen sërish në modë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me veshjet dhe aksesorët me print leopardi. Printi i leopardit ka qenë shumë i përdorur para disa viteve, por më vonë u kthye në një trend të urryer nga shumica.

Por VIP-at botëror e risollën këtë trend sërish në modë. Dhe na treguan se mund të dukesh bukur edhe me një prej printeve më të diskutuar. Një prej personazheve publikë shqiptarë, që e riktheu këtë trend dhe nuk po i ndahet më, është Lori Hoxha. E njohur si një prej fashionisteve shqiptare, Lorin e shohim shpesh me veshje me print leopardi dhe duhet të themi që duket shumë bukur. Fustan, xhaketë, rroba banje, fund, këmishë, pantallona… gjithçka leopard. Nëse doni të dukeni edhe ju me stil, një veshje me këtë print ju duhet patjetër në dollapin tuaj! Më poshtë po ju tregojmë disa nga rastet kur Lori ka shkëlqyer me veshje me këtë print.

/RevistaClass.al/