Shpërndaje

Ky model i bluzës është hit i vërtetë veror, sepse lidhëset, kravatat dhe shiritat të cilat lidhen në pjesën e stomakut dhe të shpinës paraqesin detajin më delikat dhe më seksipil me të cilin me siguri mund të veçoheni nga të tjerat!

Vera është në vlugun e plotë dhe pikërisht tani admirojmë të veshim bluza valëvitëse të cilat zbulojë tenin tonë të nxirë nga dielli, transmeton Telegrafi.

Këtë e dinë shtëpitë e mëdha të modës dhe brendet e modës së rrogës, andaj këtë verë na kanë përgatitur modele të llojllojshme me lidhëse të cilat janë shumë delikate dhe romantike.

Modele të pazakonshme me shirita asimetrikë të cilët lidhen si kravatë dhe nyjë janë detaje zbukuruese më të përfaqësuara, të cilat zbukurojnë këto bluza trendi. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7

8

/telegrafi.com/