Shpërndaje

Në caste të tilla, ju duket se bota po ju shembet nën këmbë. Por nuk duhet të rrini vetëm e të vuani në heshtje. Telefoni miqtë, qajuni nënës, largojuni filmave prekës. Dilni e shijoni atë që ka jashtë!

– Largoju vendeve ku rrinit bashkë dhe te kujtojnë dashurinë e thyer befas. Ndonjë udhëtim s`do të ishte keq. Kur sheh se sa gjëra të reja ka atje jashtë, kupton se ndryshimi mund të të bëjë mirë. Lëvizja zakonisht ndihmon daljen nga zona e rutinës dhe rehatisë.

– Binde veten qe je shumë mirë. Jo duke postuar të qeshura false në rrjetet sociale, por duke punuar me veten në mënyrë të tillë që ta bindësh se je OK.

– Shijoje ndonjë flirt të vogël përse jo. Sigurisht, kapërcimi I shpejtë nga një marrëdhënie në tjetrën nuk është asnjëherë gjëja më e mirë për një zemerthyer, por ndonjë flirt I vogël nuk dëmton aspak në rrugën e rekuperimit.

– Nuk është gjë ë vogël të ndash me dikë muaj apo vite të tëra të jetës, dhe padyshim, dhimbjen në raste të tilla nuk e shmang dot. Por koha dhe eksperienca e ka treguar se të përpiqesh ta mbash ish-in si shok, përfundon në katastrofë. Ajo që iku, iku.

– Dil me shumë stil nga jeta e vjetër. Mbase do të doje të rrije e pakrehur dhe me pizhama për javë të tëra, po kështu vetëm sa i përkeqëson gjërat. Bëji vetes një projektim të ri!

– Krijo një “ vete“ më të mirë, përmirëso dicka në pamje apo qëndrim që s`të pëlqen, dhe mbi të gjitha, jo më netë pa gjumë për dikë që nuk e meriton!

/bordo.al/