Shpërndaje

Nuk është e ekzagjeruar të thuhet se nuk do ta njihnit po të mos e dinit kush është. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë si mishërim të bukurisë dhe elegancës, por tek “Destroyer“, Nicole Kidman nuk është ( në pamje) Nicole Kidman.

 

Femra e dërrmuar ujë e sapun, e dobët dhe me sy të nxirë nuk ka asgjë të përbashkët me bukuroshen australiane, por pikërisht kjo është magjia e grimit dhe ekranit, që i ndihmon aktorët të realizojnë role nga më të shumëllojshmet e te zhveshin kështu nga supet monotoninë e pamjes.

Regjizorja Karyn Kusama rrëfen se që në fillim e kishte pasur të qartë se kërkonte dicka sfiduese në aspektin fizik. E kam ditur gjithmonë si doja të tregonte në filmin tim një grua e moshës së mesme, e rrënuar nga vuajtjet, stresi, dielli, pagjumësia; shenjat duhet të shieshin në të gjithë trupin e saj, thotë regjizorja.

Fatmirësisht, personazhi premton të ketë një fund heroik, se sikur nuk po e shikonim dot bukuroshen Kidman kaq të shkatërruar!

/bordo.al/