Shpërndaje
LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 12: Music artists Jay Z and Beyoncé during The 59th GRAMMY Awards at STAPLES Center on February 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Vitet tuaja të 20’ta janë kohë e tranzicioneve të mëdha.

Vendimet që i merrni në këtë dekadë kritike e përcaktojnë të ardhmen e karrierës tuaj, lidhjeve, shëndetit dhe mirëqenies, transmeton Telegrafi.

Ndonëse asgjë nuk mund ta zëvendësojë mësimin që e merrni duke i përjetuar vetë gjërat, ju mund t’ia kurseni vetes pak stres duke i dëgjuar këshillat e atyre që kanë kaluar në procesin e njëjtë.

Më poshtë i keni disa prej këshillave më të mira, të cilat vijnë direkt nga shkrimtarët e njohur, ndërmarrës të ndryshëm, etj.

Pra, gjërat e mëposhtme janë gjëra të cilat njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjatë viteve të tyre të 20’ta.

– Mësohen ta menaxhojnë kohën për produktivitet maksimal

– Nuk i vendosin paratë mbi të gjitha

– Kursejnë para…

– Kujdesen për shëndetin e tyre duke ngrënë shëndetshëm dhe duke u marrë me ushtrime fizike, por gjithashtu edhe duke konsumuar alkool në sasi të moderuar

– Janë këmbëngulës dhe mësojnë nga gabimet

– Diplomat nga universitetet më të njohura mund t’ju bëjnë më të mençur dhe t’ju ndihmojnë, por ato nuk do të vlejnë asgjë nëse nuk vazhdoni të mësoni tërë kohën. Pra, njerëzit e suksesshëm asnjëherë nuk ndalen së mësuari

– Personat e suksesshëm mbajnë shoqëri vetëm me njerëz që i nxisin ata të bëhen më të mirë. /Telegrafi/