Shpërndaje

Nuk mund ta kishim imagjinuar kurrë se do të varnim një çantë në qafë në vend të një varseje, një çantë shpine neon, ose me forma jo të zakonshme gjeometrike, por kjo është ajo çka java e modës na ofron.

 

Një lloj varseje

Trendi më i ri i çantave? Varëse. Kështu duart tuaja do të jenë të lira. Stilistët kanë stiluar çanta të vogla të cilat ngjasojnë pak me bizhuteritë.

 

Mësim gjeometrie

Trendi tjetër? Çanta në forma të ndryshme gjeometrike. Në formë sfere, trekëndore apo katrore.Zgjedhja është e pafundme dhe e juaja.

 

 

Print i kafshëve

Të gjithë I adhurojnë printet e kafshëve dhe ky trend lidhet direkt me çantat e dorës. Me këto çanta nuk do të doni kurrë më të mbani një çantë vetëm të zezë.

 

Ëndrra me neon

Jetoni jetën tuaj në ngjyra jo natyrale të gjelbër, rozë dhe të verdhë falë disajnit më të ri të çantave neon në forma të ndryshme.

Festë dhe vetëm festë

Do te dalësh apo jo pak rëndësi ka, kjo çantë është perfekte për këtë vjeshtë për ti shtuar pak shkëlqim pamjes tuaj.

Zbukurime me zinxhir

Çanta juaj e shpinës nuk do të jetë njësoj si më parë falë këtij aksesori ekstra që i është shtuar kësaj çante. Çantat e shpinës morën një tjetër kuptim.

 

Logo-mania

Nuk është se jemi të fiksuar pas logove të çantave por sigurisht që do e donim një logo të mirë, ja si këto më poshtë.

/bordo.al/