Shpërndaje

Po ju zbulojmë disa mënyra nëpërmjet të cilave do të nxirrni maksimumin nga produkte të caktuara.

Disa mjete kozmetike nuk kanë udhëzime precize dhe udhëzimin përfundimtar për përdorim, andaj femrat shpesh i përdorin gabimisht, gjë që më shumë mund t’u sjellin dëm se sa dobi, transmeton Telegrafi.

Vaji për pastrim të fytyrës

Vaji dhe uji nuk përzihen. Mirëpo, kur është fjala për vajrat për pastrim të fytyrës, kjo rregull nuk vlen, sepse në kombinim me ujin veprojnë edhe më mirë. Për të nxjerrë më të mirën nga vaji, bëni masazh fytyrës me gishta të lagur. Kështu grimin dhe gjithë papastërtinë do ta hiqni nga fytyra më lehtë dhe më mirë.

Toniku për fytyrë

Me tonikët për fytyrë duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme dhe të buta, jo vetëm në zonën përreth syve por edhe në pjesën tjetër të fytyrës. Tuferët me tonik kurrë mos i fërkoni vazhdë për fytyrë për të hequr eliminuar sa më parë grimin. Më mirë është që ta mbështetni disa sekonda në zonën të cilën dëshironi ta pastroni, pastaj toniku do të shkrijë grimin dhe do të fshihet vetëm me një veprim të lehtë.

Sfungjerët e grimi

Qëllimi kryesor i këtyre sfungjerëve është që grimin sa më mirë ta bashkojnë me fytyrën në mënyrë që të duket sa më natyrshëm. Dhe kjo më së miri do të arrihet nëse lehtësisht e prekni me gishta grimin nëpër fytyrë dhe e shmangni fërkimin.

Lapsi i buzëve

Shumica e femrave lapsin e buzëve e qesin vetëm afër vijave, kjo është plotësisht gabim. Për efekt më të mirë lapsin duhet lehtësisht e lyeni në gishta dhe nga ana e brendshme e buzëve në mënyrë që linja të shkrihet sa më mirë dhe buzët të duken sa më natyrshëm. Pastaj qitni buzëkuqin sipër të gjithave.

Regjeneratori për flokë

Floktarë të shumtë profesionistë konstatojnë që regjeneratorin do të duhej ta qitni në flokë para shamponit, gjë që është krejtësisht e kundërta e asaj që deri tani të gjithë kemi menduar dhe vepruar. Nëse e ndërroni radhën, flokët, gjoja do të jenë shumë më të buta dhe ë të shëndetshme. Pra, provojeni. /Telegrafi/