Shpërndaje

Dafina Zeqiri është rikthyer fuqishëm në tregun shqiptar me hite të njëpasnjëshme. Diva e muzikës shqiptare i kishte munguar fansave në Kosovë dhe Shqipëri. Dafi tashmë është më pranë jush edhe me koncerte pothuajse çdo fundjavë. Si gjithmonë, ajo shfaqet mjaft trendy dhe është ndryshe nga të tjerat. Ajo çfarë kemi vënë re nga fotot e Dafinës, në koncerte ose kudo ku ndodhet ajo, janë vëthët e saj të mëdhenj dhe të rrumbullakët.

Dafi mesa duket ka një dashuri për këta vëthë, pasi i vendos gjithmonë. Në fakt vëthët e mëdhenj janë në modë këtë verë, pasi jo vetëm Dafi i preferon, por edhe shumë vajza të tjera të famshme kanë filluar sërish t’i vendosin. Ky është një aksesor që është rikthyer sërish në modë, na pëlqen ose jo neve.

/REVISTACLASS.AL/