Shpërndaje

Pavarësisht se është e vështirë për t’u pranuar, fakti është që vera iku, dhe stina e artë sapo ka trokitur, pasi zyrtarisht ne tashmë jemi në vjeshtë! Dalëngadalë do të fillojnë shirat, do të shkurtohet dita e sigurisht do të ulen edhe temperaurat (tingëllojnë tejet depresionuese apo jo?). Teksa të gjithë do të fillojmë të nxjerrim veshjet e trasha, ne po ju kujtojmë që tek këpucët duhet të ndaloni pak, pasi do ishte mirë që të shkonit të bënit një shooping (kështu zbutni pak edhe depresionin post verë) për të patur në garderobën tuaj këpucët që do të jenë trend këtë vjeshtë-dimër 2018! Që nga gjysmë çizmet me takë sherifi, e deri tek atletet me gomë shumë të trashë, gjithçka që stilistët e njohur kanë sugjeruar për  këtë sezon do të jenë në këto foto: