Shpërndaje

Janë disa ditë kur makiazhi duket fantastik në lëkurë, dhe të tjera, kur pavarësisht përpjekjeve të mëdha, sërish nuk shkëlqen. Cfarë nuk shkon ( dhe që mund të rregullohet)? Ka disa mënyra sesi të dukesh gjithmonë shumë mirë dhe provat për këtë ekzistojnë.

 

  • Hileja e parë qëndron tek poret; duhen pastruar në thellesi, sepse nëse janë të bllokuara, problemet do të evidentohen më shumë

  • Mos e mbaj asnjëherë grimin në fytyrë darkave; ki parasysh që gjatë ditës ai mbledh dhe papastërti

  • Përdor një krem hidratues sepse krijon një sipërfaqe të lëmuar për fondotintën

  • Zgjidh gjithmonë nuancën e kësaj të fundit që i përshtatet lëkurës tënde

  • Aplikoji shumë mirë produktet, dhe për një look sa më natyral, perhapi edhe ne zonën e fytit

/bordo.al/