Shpërndaje

Ju nuk guxoni të përdorni ngjyra në veshjet tuaja, ose keni tendencë për të përdorur më shumë seç duhet?

Këshilla e parë: Kurrë mos vishni më shumë se tre ngjyra! Zgjidhet një ngjyrë dominuese që shërben për t’iu identifikuar, ngjyra e dytë e shoqëron (një pjesë e veshjes suaj) ndërsa ngjyra e tretë përdoret për aksesorët.

Këshilla e dytë: Zgjidhni një nga tre llojet e harmonive që ekzistojnë! – transmeton Telegrafi.

Kombinimi më i përshtatshme për ju:

• Harmonia njëngjyrëshe: është një ngjyrë e vetme ose nuancat e së njëjtës ngjyrë: blu e errët, bojëqielli. Shumë e lehtë për ta realizuar, ajo të jep elegancë.

• Harmonia ngjashme: janë 2-3 ngjyra që ndodhen në të njëjtin rreth ngjyrash si p.sh: e verdhë, portokalli dhe e kuqe-portokalli / e kaltër, gurkali dhe e gjelbër.
Më shumë se harmonia njëngjyrëshe, kjo harmoni është e këndshme për syrin dhe përafrimi i ngjyrave të jep përshtypjen e shkrirjes.

• Harmonia plotësuese: janë dy ngjyra diametralisht të kundërta në rrethin e ngjyrave, p.sh: e verdhë dhe vjollcë /e kaltër dhe portokall /e gjelbër dhe e kuqe. Kontrasti midis dy ngjyrave i jep një harmoni të gjallë dhe dinamike.

Tani ju e dini se si kombinohen ngjyrat në veshjet tuaj! Por gjithsesi, ju e dini cila është ajo që përshtatet me personalitetit tuaj.

/Telegrafi/