Shpërndaje

Shtatori është muaji i dasmave dhe një prej gjërave më të rëndësishme në një dasmë është muzika, kryesisht kënga e kërcimit të parë të çiftit. Në përgjithësi çiftet zgjedhin këngë të vjetra për kërcimin e parë, por nëse ju kanë ardhur në majë të hundës këngët tradicionale që i dëgjoni në çdo dasmë, më poshtë po ju sjellim katër këngët më të përshtatshme për kërcimin e parë të çiftit, që mund t`ua sugjeroni miqve që do të martohen së shpejti ose ta keni parasysh për dasmën tuaj. Një gjë është e sigurt, këto janë këngët më emocionuese të 2018-ës, që do ta bëjnë kërcimin e parë të çiftit të paharrueshëm.

“You Are the Reason” – Calum Scott

Përveç disa pjesëve, ku duket më shumë sikur i dedikohet një thyerje zemre sesa një bashkimi, kjo këngë do të përlot, jo vetëm çiftin, por gjithë të ftuarit.

Pjesa më romantike: “There goes my hand shaking / And you are the reason / My heart keeps bleeding / I need you now.

“You Make It Easy” – Jason Aldean

Këngët e Jason Aldean janë të njohura për faktin se i bëjnë njerëzit që e urrejnë muzikën country, ta dashurojnë atë. Dhe kjo baladë nuk bën përjashtim.

Pjesa më romantike: “You make it easy / Lovin’ up on you / Make it easy / With every little thing you do / You’re my sunshine in the darkest days / My better half, my saving grace / You make me who I wanna be / You make it easy.

“Can’t Help Falling in Love” – Kina Grannis

Kina Grannis ka bërë një cover të këngës së vitit 1961 “Can’t Help Falling in Love”, nga Elvis Presley dhe ky version i ngadaltë “a capella” e bën këngën edhe më të bukur.

Pjesa më romantike: “Like a river flows, gently to the sea / Darlin so we go, somethings were meant to be / So take my hand, take my whole life too / For I can’t help fallin’ in love with you.”

“Your Song” – Lady Gaga

Edhe kjo këngë është një cover i këngës “Your Song” të Elton John (viti 1970). Është perfekte për të gjithë ata që preferojnë që në kërcimin e parë të kenë diçka të ndërthurur mes klasikes dhe modernes. E sigurt që do t`ju pëlqejë edhe gjyshërve.

Pjesa më romantike: “So excuse me forgetting, but these things I do / You see, I’ve forgotten if they’re green or they’re blue / Anyway, the thing is, what I really mean / It’s yours are the sweetest eyes I’ve ever seen.