Shpërndaje

Meghan Markle është zgjedhur gruaja e veshur më bukur në vitin 2018, nga revista prestigjioze People, në një listë me përfaqësuese ikona të bukurisë dhe stilit në Hollywood.

37-vjeçarja, e cila u bë dukeshë e Sussex-it pas martesës me princin Harry, kryesoi listën vjetore të People duke lënë pas edhe aktore të famshme të Hollywood-it si Cate Blanchett apo Sandra Bullock, avokate Amal Clooney, madje dhe vetë Kim Kardashian.

Përfshirja e Meghan Markle në këtë listë me personzhe nga Hollywood-i ishte përjashtim për People: “Ne nuk kemi pasur kurrë në listë personazhe nga mbretëria apo jashtë Hollywood-it, por nëse flet për stilin dhe vitin 2018, nuk mund të lësh pa përmendur Meghan Markle”,- tha për Reuters redaktorja e “Style and Beauty”, Andrea Lavinthal.

Stili i saj ka qenë me të vërtetë në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti, kështu që e ndiem jo vetëm që ta përfshinim në listë, por edhe ta shpallnim si të veshurën më bukur”,- shton Lavinthal.

Markle, e lindur në Kaliforni, ish-ylli i shfaqjes televizive “Suits”, ka qenë rrallë në faqet e para të revistave dhe gazetave para se të fejohej me Harry në nëntor 2017. Dasma e tyre në muajin maj u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

Sidoqoftë, Markle ka fituar vëmendje të madhe për zgjedhjen e veshjeve nga dyqanet dhe markat ‘couture’, edhe duke e lënë mënjanë protokollin mbretëror britanik, duke treguar më shumë këmbë të zhveshura, duke lënë shpatullat zbuluar apo duke i stiluar flokët sipas mënyrës së saj.

“Edhe nëse është e veshur me një këmishë klasike dhe me xhinse të grisura, si çdo vajzë tjetër, apo një fustan nusërie dhe një kurorë, ndryshe nga shumica prej nesh, duket elegante dhe perfekte”,– tha Lavinthal.

People gjithashtu vlerësoi Blanchett për modelet e guximshme, Clooney për një “stil të guximshëm dhe mahnitës”, dhe Sandra Bullock, për të cilën People shkruan: “Kurrë nuk ka qenë më mahnitëse”.

Kardashian, e cila shquhet për stilin casual look, frymëzuar nga bashkëshorti, Kanye West, është zgjedhur si influencuesja më e madhe në rrjetet sociale nga këshilli ‘Fashion Designers of America’, në qershor.

Ajo ka qenë e mrekullueshme këtë vit. Kim luan gjithmonë me estetikën dhe bën gjithmonë atë që do”, – thotë Lavinthal.

 

/REVISTACLASS.AL/