Shpërndaje

Megjithëse tragjikisht lindi para kohës së saj, Princeshë Diana la pas një imazh që nuk shuhet. Që nga traditat e prindërve, që Diana i përcolli edhe të William dhe familja e tij e deri te puna filantropike që djali i saj, Harry, po e vazhdon në nder të së ëmës.

Por Diana, gjithashtu, do të mbahet mend për stilin dhe mënyrën se si veshjet e saj ndryshuan kohën dhe modën e të gjithëve.

Nga daljet e hershme si një e sapomartuar me fustanin e famshëm, Diana do të jetë gjithmonë një ikonë e modës.

Me siguri, do të befasoheni se sa veshje të saj janë aq elegante edhe sot, njëlloj si shumë dekada më parë, kur ajo i veshi e para.

1. Fustani me lidhje, stil boho

Ngado që shkon moda e rrotullohet, kjo veshje e Dianës për fillimin e muajit të mjaltit në 1981, duket sikur gjendet gjithandej edhe këtë verë. Diana ishte vetëm 20 vjeç kur u fotografua këtu, kështu që për të gjitha vajzat e kësaj moshe është zgjidhja perfekte. Por edhe familja mbretërore ecën drejt kësaj prirjeje ndonjëherë.

2. Fustani ‘Octopussy’

Diana e veshi këtë fustan të gjatë me një shpatull zbuluar në mbrëmjen gala të ‘Octopussy’-t, në Londër, në vitin 1983. Forma, ngjyra dhe aksesorët shoqërues janë të pakohë, madje të tilla modele kemi parë edhe në emra të njohur të botës së modës si Elie Saab dhe Zuhair Murad vitet e fundit. Edhe çanta e vogël që mban në dorë është një aksesor që mund të duket chic edhe sot, 34 vjet pasi e mbajti Diana.

3. Fustani ‘iluzion’

Surprizë! Diana e ka veshur dantellën që krijon iluzione shumë kohë para se ajo të bëhej pjesë e gardërobës. Me rregullat strikte mbi etiketën e modës si pjesë e familjes mbretërore, Diana nuk tregonte shumë lëkurë pas martesës me Princin Charles. Por duke zgjedhur stile të tilla, si ky fustan mbrëmjeje nga Jan van Velden, në vitin 1984, ku dantella të krijon iluzionin se është e mbuluar, ajo mund të luante për të zbuluar pak nga silueta e saj dhe të dukej moderne. Është një lloj mashtrimi që edhe Dukesha e Kembrixhit e njeh shumë mirë: fustani i saj i dasmës ishte krijuar pikërisht me këtë truk.

4. Fustani i tapetit të kuq

Stilistja Catherine Walker ishte një ndër të preferuarat e Dianës, dhe ndërsa shumë prej fustaneve të saj nga vitet ’80 ishin të dukshme moderne asokohe, ky që ka veshur në Festivalin e Filmit në Kanë, në 1987, duket shumë i ngjashëm me stilet që ne shohim sot në të tilla evente. Fustani prej tyli ka një kryqëzim të natyrshëm të copës që nxjerr në pah belin dhe një pjesë që rrëzohej mbrapa. Shumë e kanë konsideruar si një prej veshjeve më të mira të të gjitha kohëve në Kanë, një kombinim i përsosur i romantikes dhe elegancës. Ishte gjithashtu një ngjyrë e zgjedhur me shumë kujdes, duke u dhënë më shumë dritë syve blu të Dianës.

5. Fustani ‘Revenge’

Një nga veshjet më të famshme që Diana kishte veshur ndonjëherë, ky fustan seksi nga Christina Stambolian ishte zgjedhja e Dianës për një party në Galerinë ‘Serpentine’, në Londër, në vitin 1994. Diana ishte ndarë nga Princi Charles dhe thashethemet qarkullonin se ato ditë ajo mësoi se ai vazhdonte dashurinë për Camilla Parker Bowles. Kjo veshje seksi me taka të larta ishte forma e Dianës për “hakmarrje” ndaj modës. Sot, kjo veshje është një prej më të preferuarave të tapetit të kuq, por edhe të stilit të lartë të modës.

6. Fustani ‘frymëzues’

Në vitin 1995, në premierën e “Haunted” në Londër, Diana zgjodhi këtë fustan të thjeshtë, të gjatë e me dekolte të theksuar. Ajo tregoi një copëz më shumë sesa zbuloi gjatë martesës me Princin Charles, madje edhe pavarësinë e saj të vazhdueshme, pasi la mënjanë kufizimet e familjes mbretërore. Në rrethet e modës, ishte kulmi i minimalizmit të viteve ’90, një këndvështrim që ndoshta nuk përputhej me një princeshë, por pa dyshim, i përshtatej një gruaje të fortë dhe të pavarur. Diana e çoi në një nivel tjetër edhe këtë lloj fustani duke e kthyer në frymëzim për ikonat e mëvonshme.

7. Fustani blu nga Versace

20 vjet pasi Diana veshi këtë fustan blu elektrike nga Versace në Sydney, ai duket thjesht mahnitës. Ky ishte një këndvështrim perfekt për look-un e Dianës ato vite, dhe i tillë mbetet edhe tani. Nëse një personazh i njohur do të hynte në Oscar me një fustan si ky vitin e ardhshëm, askush nuk do të habitej.

8. Fustani i Kryqit të Kuq

Çfarë ngjyre më mirë se e kuqja mund të veshësh për një ngjarje të organizuar në emër të Kryqit të Kuq Amerikan? Diana e veshi këtë fustan nga Jacques Azagury, duke e shoqëruar me një rrip me rruaza të bardha në bel dhe një byrzylyk, në vitin 1997, vetëm tre muaj para vdekjes së saj tragjike. Ishte një testament se sa shumë stili i saj kishte evoluar gjatë viteve, duke u shtuar modeleve të thjeshta e elegante ngjyra të theksuara që tregonin besim dhe seriozitet. Azagury vazhdon ende të krijojë fustane që i përshtaten kësaj estetike perfekte, ndaj edhe sot këto veshje janë frymëzim për çdokënd.

 /revistaclass.al/