Shpërndaje

Shumë e komentuar për jetën private, edhe pse është munduar gjithnjë ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Rita Ora thuhet se është rikthyer me të dashurin pas 5 muajsh të ndarë.

Këngëtarja shqiptare është fotografuar në Ibiza me ish-të dashurin, Andrew Watt teksa drekonin në Ibiza.

Rita dukej shumë tërheqëse e veshur me një fustan të verdhë.

Sa i përket anës profesionale, Rita publikoi së fundmi këngën e saj më të re me titull “Ritual”.