Shpërndaje

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi po bëhet çdo ditë e më shumë një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Edhe pse filloi karrierën qysh moti, është roli i ‘Sasës’ në serialin ‘O sa mirë’ që po e bën gjithnjë e më të popullarizuar, përcjell ORAinfo.

‘Sasa’ është tejet e komentuar edhe për jetën e saj private ku jeton me katër fëmijët e saj dhe e ndarë nga burri.

E ish-burri i saj, aktori i njohur, Albert Sylejmani tani është lidhur me një vajzë të re dhe vazhdimisht publikon foto me të dhe në këtë të fundit ai shihet i përqafuar me të.