Shpërndaje

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon që të përkrahet fuqishëm nga bashkëshortja e tij, Belik Kera-Rashica, shkruan Zëri.info.

Belik Kera edhe para ndeshjes me Bullgarinë, ka reaguar në rrjetin social Instagram duke i dëshiruar suksese.

Image

Kujtojmë se Rashica në ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi, e shënoi golin e vetëm për Kosovën në barazimin 1:1 në Podgoricë.

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45.

Bullgarët nuk dinë për fitore në gjashtë sfidat e fundit ku kanë barazuar në katër sfida dhe kanë pësuar në dy të tjera.

Në anën tjetër Përfaqësuesja e Kosovës që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes nuk di se çfarë është humbja.

Challandes ka debutuar në krye të Kosovës më 24 mars ku ma marrë fitoren e parë 1-0 ndaj Madagaskarit.

Në epokën e Challandes, Kosova ka zhvilluar 12 ndeshje ku ka shënuar shtatë fitore dhe ka marrë pesë barazime.