Shpërndaje

Tekstshkruesi dhe krijuesi i shumë hiteve, Ilir Berani, është bashkëpunëtor i afërt me një pjesë të mirë të këngëtarëve më të afirmuar të skenës muzikore shqiptare, shkruan “Kosovarja

Një numër i madh këngësh që kanë fituar epitetin e hitit, mbajnë vulën e Beranit, i cili së fundi krijoi këngën e shumë përfolur “Qikat e nanës”, kënduar nga Motrat Mustafa

Kjo këngë si fabul ka falenderimin e Motrave Mustafa ndaj nënës së tyre, që siç thuhet në këngë, i ka rritur me mund e sakrificë

Ende pa e parë dritën ky projekt, u ndez një diskutim i gjerë, ku Sahide Mustafa e akuzoj publikisht kolegen e bashkëvendasen, Shyhrete Behluli, për kopjimin e idesë, pasi Behluli e editoj me videoklip një këngë për nënën e saj, e ku protagoniste në video ishte edhe e ëma e këngëtares

Sipas Sahides, ajo ia kishte rrëfyer këtë projekt në intimitet Shyhretes, e cila ka reaguar me të shpejtë duke e përvetësuar idenë

Në anën tjetër, këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli e mohon një gjë të tillë dhe thotë se të gjithë mund ti këndojnë nënave dhe se secila nënë shqiptare e ka thuajse të njejtën histori

Debati, kundërthënjet dhe “shtyrja” publike mes “bilbilave” të Mushtishtit po vazhdon. Siç duket “dada” e madhe i ka zhgënyer keq motrat Muatafa

Por, çka thotë krijuesi i këngës “Qikat e nanës”? Kur është porositur kjo këngë dhe detaje të tjera me rëndësi, i rrëfen për revisten “Kosovarja”, vetë Ilir Berani, i cili deri më tash nuk është involvuar në këtë çështje, duke mbajtur distancen për të cilen edhe nihet. Fundja, ai është bashkëpunëtor e mik i vjetër i të dyja palëve

Berani për “Kosovaren” thotë

Kënga është porositur në shtator 2018. Meqenese ishte koha kur kerkoheshin më shumë këngët ritmike (në prag të festave) u kam propozuar shoqërishte që realizimin e kengës ta shtyenin pas vitit të ri. Jemi pajtuar bashkarisht dhe këngën e realizuam në vitin 2019

Berani tutje tregon se Sahidja e Safetja asaj kohe i kanë treguar që edhe nëna e tyre do të marrë pjesë në videoklip, e madje edhe do të këndoj diçka

“Më treguan dhe i përgëzova për idenë, pasi më pëlqej dhe mu duk mjaftë origjinale”, shprehet bashkëpunëtori i afërt i këngëtareve, Ilir Berani, i cili edhe e mbyll këtë debat.