Shpërndaje

Kosova e ka vuajtur për shumë vite migrimin, zbazjen e vendit dhe dhimbjen që ka lënë pas ndarja e njerëzve nga njëri tjetrit.

Fatkeqësisht, edhe gjatë këtyre 20 vitesh lirie, njerëzit po ikin, Kosova po zbrazet.

Ky është realitet i dhimbshëm.

E, këtij realiteti, i ka kënduar këngëtari i njohur kosovar Xhafer Ahmetaj bashkë me gruan Vloren dhe fëmijët e tyre Drenin e Dean.

Projekti familjar i sapo lansuar, mban titullin “Migrimi” dhe trajton me nota melodramatike zbazjen e shkollave në Kosovë.

Kjo këngë e bukur dhe e dhimbshme njëkohësisht, ka marrë mjaftë vëmendje.

Idea, teksti dhe muzika janë krijim i Xhafer Ahmetaj, ndërkaq orkestimi është realizuar nga Wirusi, e videoklipi është prodhim i produksionit “Maximus”.

Projekti është përkrahur nga “Golden Eagle”.