Shpërndaje

Projektet e saj nuk kanë të ndalur.

Këngëtarja e cilë ka një bagash të madhë në skenën muzikore, po vazhdon me projekte të shumta duke korrur suksese të një pasnjëshme, shkruan “Kosovarja”.

Mihrije Braha vazhdon të jetë më se e përfolur për pozat dhe stilin e saj, që gjithmonë duket si të ishte në moshën rinore.

Aktivitete në rrjete sociale nuk i ndal asnjëherë për ndjekësit e saj.

Ajo së fundmi në rrjetin social Instagram ka paraljamëruar që këngën ritimike “Ma kadal kadal” të cilën e kishte kënduar vite më parë, tani do ta sjell në një version tjetër.

Këngëtarja ka vendosur që këtë këngë ta bëjë remix në bashkëpunim me Dj Cimi.

Ky bashkëpunim publikohet nesër në ora 18:00.