Shpërndaje

Stina e verës është një stinë e nxehtë dhe ushqimet që konsumojmë gjatë kësaj stine janë të ndryshme nga stinët e tjera. Sipas mjekësisë, gjatë verës kemi harxhim më të madh të energjisë dhe djersitemi më shumë, për këtë duhet të konsumojmë ushqimet e duhura për ta furnizuar trupin sa më parë me materialet e humbura. Në verë, temperaturat janë të larta dhe koha me diell është më e gjatë. Njerëzit zgjohen më herët dhe flenë më vonë, duke pakësuar kohën e pushimit. Djersitja e tepërt do të shkaktojë harxhimin e materialeve ushqyese, veçanërisht të kripërave inorganike. Prandaj, njerëzit pëlqejnë të konsumojnë pije të freskëta dhe nuk kanë shumë oreks. Në përgjithësi, kemi konsumim të paktë dhe harxhim të lartë në këtë fazë. Si rezultat, mund të biem edhe nga pesha. Pra stina e verës është një periudhë ideale për të gjithë ata që duan të eleminojnë disa kilogramë të tepërt. Është një lloj miti që vera do të thotë më shumë gjimnastikë dhe zgjedhje ushqimesh të shëndetshme për këdo. Një studim arriti në përfundimin se fëmijët shtonin në peshë 3 herë më shpejt gjatë verës se sa gjatë vitit shkollor, në sajë të ushqimeve që konsumojnë dhe video lojërave. Këtu janë disa nga ushqimet e verës që ju duhet të shmangni, dhe disa mundësi të shëndetshme që jeni të lirë t’i shijoni.
USHQIMET E KEQIJA
-Akullorja sanduiç
Çfarë është më mirë se një akullore me vanilje dhe dy biskota si sanduiç, veçanërisht kur biskotat janë prej çokollate? Në fakt çdo gjë tjetër është më e mirë, sepse kjo akullore përmban rreth 500 kalori dhe 60% e asaj që shkrihet në gojën tuaj është yndyrë. Një ide më e mirë: Bëni vetë një akullore duke përdorur lëngje frutash, e cila është jo e pasur me yndyrë. Dhe për më mirë akoma, shmangni biskotat.

-Petullat e skuqura
Një nga ushqimet më të përdorshme nëpër dyqanet verore dhe karnavalet, petullat e skuqura bëjnë pjesë në 50 ushqimet më me yndyrë. Mielli i skuqur, gjalpi dhe sheqeri janë elementët dhe burimet më të këqija që ndikojnë në rritjen e peshës. Kjo yndyrë ngre kolesterolin e keq, dhe ul nivelin e kolesterolit të mirë. Gjithashtu mund të rrisë inflamacionin e trupit tuaj. Me pak fjalë petullat e skuqura nuk duhet të bëjnë pjesë në listën e dietës suaj.

-Salsiçe misri
Cili shtet e shpiku salsiçen e misrit? Qyteti i Teksasit pretendon se është ai që e zbuloi këtë ‘bombë’ yndyrore në vitin 1942, por Minesota gjithashtu kërkon kreditet e saj. Por asnjë nga qytetet nuk duhet të lavdërohet me zbulimin sepse çdo ushqim i skuqur që përmban yndyrë duhet shmangur. Ky ushqim përmban 20 gramë yndyrë dhe sasi të madhe sodiumi. Një ide më e mirë : më mirë zgjidhni një hot-dog që përmban më pak se 150 kalori dhe 14 gramë yndyrë, dhe kështu limitoni sasinë e sodiumit nën 450 miligramë.

-Karavidhet e gatuara
Nëse karavidhet e gatuara tingëllojnë si një alternativë e shëndetshme për një hamburger, kujtoni njëherë se si këto produkte bregdetare janë mbledhur. Karavidhja është e miksuar me majonezë, pastaj është futur brenda një buke të bardhë me gjalpë duke formuar kështu një sanduiç që përmban më shumë se 400 kalori, më shumë se sa gjysma e kalorive që vjen nga yndyra. Një ide më e mirë: Provoni të gatuani karavidhet në shtëpi duke përdorur majonezë që nuk përmban shumë yndyrë, gatuajini me grurë dhe përpiquni të eliminoni gjalpin.

-Midhjet e skuqura
Disa midhje të skuqura është mirë t’i ndash me miqtë, por nuk ia vlen të konsumohen si një vakt i plotë. Tre çerek filxhani me këto ushqime deti përmban afro 500 kalori dhe 26 gramë yndyrë. Është më mirë që ato të konsumohen të gatuara, se sa të skuqura. Të gatuara ato përmbajnë proteina dhe janë një ndër burimet më të mira të vitaminës B12 që është jetësore për shëndetin e sistemit nervor.

-Brinjët
Brinjët sipas të gjitha formave dhe madhësive, pavarësisht se si janë të prera, duhet të qëndrojnë jashtë menusë tuaj verore. Një çerek kilogram biftek ose brinjë derri përmbajnë më shumë se 288 kalori dhe janë të ngopura me yndyrë. Kur i gatuani brinjët në shtëpi, anashkaloni mustardin, hudhrat dhe piperin djegës.

-Dakiri
Dakiri tingëllon i lehtë dhe i freskët, por profili i tyre ushqyes është shumë i madh. Një dakiri me luleshtrydhe, për shembull, përmban më shumë kalori se sa një hamburger dhe është plot me yndyrë e sheqer. Por ka lloje të tjera pijesh të shëndetshme që mund t’i shijoni kur qëndroni në pishinë, me ose pa alkool.

-Makarona dhe sallatë patatesh
Ndërsa ne akoma na pëlqen të hamë makarona dhe sallatë patatesh gjatë verës, është pikërisht majoneza e yndyrosur që i bën ato të kenë shije të mirë. Më mirë është të përdoret majoneza me pak përqindje yndyre ose vaji i ullirit, që është edhe i shëndetshëm për organizmin tonë.

-Qepët e skuqura
Ndërsa qepët e skuqura nuk tingëllojnë si zgjedhja më e keqe për shëndetin tuaj, kur ato gatuhen me miell dhe me vezë, e më pas u hidhet kripë përfundimi është i tmerrshëm. Një ide më e mirë: Prijeni qepën në feta dhe gatuajeni sëbashku me të bardhën e vezës, djathë, miell gruri. Më pas piqini në furrë në 450 gradë për rreth 15 minuta.

USHQIMET E MIRA
– Misri me kalli
Misri pa gjalpë dhe kripë është i pasur me fibra dhe përmban pak kalori. Ne na pëlqen ta hedhim misrin në sallatë, ose ta përdorim për salca të shëndetshme – por gjithmonë duhet të kemi kujdes me përdorimin e gjalpit. Gjithmonë zgjidhni misrin e verdhë përpara atij të bardhë pasi ka sasi të mëdha vitamine A.

– Çaji i freskët me akull
Çaji ka zero kalori, sasi të madhe antioksidantësh dhe ndihmon për të rënë nga pesha. Për të marrë benefitet ushqimore të çajit, duhet ta përgatisni vetë dhe jo ta merrni të gatshëm nëpër shishet e dyqanit. I zi apo jeshil, nuk ka rëndësi.

-Sallatë frutash
Vera është sezoni kur frutat duhet përdorur më shumë. Ngrënësit e frutave kanë tendencën të peshojnë më pak se ata që nuk konsumojnë fruta. Frutat vjollcë, të kuqe apo blu janë burime të fuqishme antioksidantësh dhe vitaminash, veçanërisht manaferrat që janë të pasura me fibra

-Supa e ftohtë
Gjatë muajve të verës, gjëja e fundit që doni të bëni është të konsumoni një supë të nxehtë. Supat e ftohta janë një zgjidhje perfekte – për shumë nga recetat tona, çfarë ju nevojitet është vetëm një tas për të përgatitur supën. Supa e ftohtë pikante është e pasur me përbërës të shëndetshëm si domatet, kastraveci dhe specat. Një tas me supë të ftohtë përmban vetëm 88 kalori, 4 gramë yndyrë dhe 0 kolesterol.

-Pulë e pjekur në skarë
E lehtë për t’u vënë në barbekju, pula e pjekur është e pasur me proteina dhe përmban pak kalori, yndyrë dhe karbohidrate. Kur i shtoni perime si kungull ose speca, do t’i shtoni shijen, aromën verore dhe antioksidantët. Specat e kuq janë një element tjetër i mirë për t’u shtuar pasi përmbajnë Vitaminë C. Ato e ëmbëlsojnë pulën në skarë. Një tjetër mundësi është edhe salca e kosit.

-Kungulli
I pjekur, në skarë, i mbështjellë, me feta ose në kubikë, kungulli është perimja perfekte për stinën e verës. Me vetëm 20 kalori për filxhan, ajo përmban 0 sasi yndyre dhe kolesteroli. Kungulli është i pasur me vitaminë C.

-Karkalecat
Të shkëlqyeshme për një ushqim të shpejtë pasditeve, si një meze për festa, apo për një drekë të lehtë, karkalecat janë të pasura me proteina dhe përmbajnë pak kalori. Ato përmbajnë hekur, dhe shpesh përdoren nëpër sallatra, mund të konsumohen të thjeshta ose të pjekura.

Pjeshka
Pjeshka është simboli i jetëgjatësisë dhe lumturisë. Ajo favorizon shëndetin e mushkërisë dhe zemrës, mund të stimulojë sekretimin e pështymës dhe të asgjësojë etjen. Ky frut mund të nxisë metabolizmin në zorrë dhe të pastrojë mbetjet e akumuluara në zorrë.

Shalqiri
Shalqiri është një frut shumë i përshtatshëm gjatë stinës së verës. Ai na freskon dhe është një frut që shuan etjen. Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mire për shëndetin. Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë.
Shalqiri kontrollon tensionin e lartë të gjakut
Shalqiri ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut. Falë kaliumit dhe magnezit tek shalqiri ruhet shëndeti i enëve të gjakut, dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, pini një gotë lëng shalqiri çdo ditë.
Gjithashtu shalqiri na dobëson
Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrna. Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t’u dobësuar quhet citrulline. Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi.
Shalqiri hidraton trupin
Shalqiri përmban mbi 90% ujë dhe ndihmon në hidratimin e trupit dhe ruajtjen e elektroliteve. Sipas një studimi në vitin 2009 nga Universiteti i Aberdeen për Mjekësi u zbulua se kombinimi i kripërave minrealve dhe sheqerit natyral tek shalqiri arrin të hidratojë më mirë organizmin se uji.
Gjatë ditëve të nxehta të verës, konsumoni një ose dy gota me lëng shalqiri në ditë për të qëndruar të hidratuar.
Qershia
Qershori është muaji i qershisë. Qershia përmban hekur, një element ky që gjendet më shpesh tek perimet me gjethe jeshile. Konsumi i shpeshtë i qershisë mund të plotësojë kërkesat e trupit për hekur dhe të rifuqizojë hemoglobinën. Në këtë mënyrë parandalohet anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit.
Qershia përmban gjithashtu vitaminë A.
Sasia e vitaminës A tek qershia është 4 deri 5 herë mëe lartë se tek rrushi, molla dhe portokalli. Të gjithë ata që punojnë me orare të zgjatura përpara kompjuterit duhet të konsumojnë vitaminë A për të mbrojtur syrtë. Qershia përmban gjithashtu vitaminën C dhe substanca të tjera që ndihmojnë thithjen e hekurit nga zorrët. Përveç kësaj, qershia është burim i mirë i kalium, pektinës, vitaminës B etj.
Sipas studimeve mjekësore moderne, plakja e organeve të njeriut, sëmundjet kronike dhe lindja e disa tumoreve lidhen ngushtë me radikalet e lira. Por, qershia përmban një sërë antioksidantësh, sidomos “anthocyanin”, që shkatërron radikalet e lira.
Në fakt, anthocyanin, vitamina C, vitamina E, karotenet dhe seleni janë konsideruar si anti-oksidantë të fuqishëm për shëndetin e organizmit. Sa më e errët të jetë qershia, aq më e pasur është ajo me antioksidantë. Prandaj vishnjet renditen si qershitë më të shëndetshme, qershia e kuqe renditet në vendin e dytë dhe ajo e verdha në vendin e fundit, përsa i përket sasisë së anti-oksidantëve.