Shpërndaje

Më shumë se gjysmën e jetës e kalojmë në shtrat  por ky vend shpejt mund të shndërrohet në “park botanikë” të baktereve dhe mikrobeve, sipas mikrobiologut Philip Tierno.
Nëse çarçafët lihen për një kohë të gjatë pa u pastruar, mikrobet dhe bakteret që gjenden në çarçafë mund të na sëmurin, ka treguar Tierno.

Për ta shmangur këtë, ai ka thënë se çarçafët duhet t’i pastroni një herë në javë.

Qeniet njerëzore në mënyrë natyrale prodhojnë rreth 100 litra djersë në shtrat çdo vit. Kur është nxehtë dhe lagësht jashtë, kjo lagështi bëhet ajo të cilën shkencëtarët e quajnë “vendi ideal i mikrobeve dhe baktereve”.

/albest.al/