Shpërndaje

Për të harruar një dashuri, e cila ju ka shkaktuar veç dhimbje, ndonjëherë duket sikur nuk ka asnjë ilaç. Por në fakt, ekspertët e marrëdhënieve në çift, sugjerojnë 8 mënyra si efikase për t’ia dalë ndaj dashurisë që ka vdekur dhe partnerit që është zhdukur. Të gjitha, me objektivin e përbashkët, për ta kapërcyer situatën e shqetësimit, vuajtjes psikologjike dhe të të ndjerit i  braktisur …

 

1) Shkruajini dobësitë e tij

Uluni dhe me qetësi, rendisni që të gjitha defektet apo dobësitë që kishte partneri që keni humbur. Shkrimi i tyre ju ndihmon për të qartësuar idetë, dhe për të eliminuar ndjenjat e fajit, të cilat janë të pashmangshme në këto situata.

 

2) Zhdukni të gjitha gjurmët e tij

Duke filluar që me fotot e tij, qofshin këto dixhitale apo letër. Digjini të gjitha. Dhe sidomos dhuratat dhe kujtimet që i mbani prej tij. Ju shkaktojnë vetëm dhimbje.

 

3) Kujto çastet e vështira me të

Krijo një listë të veçantë të tyre. Sidomos, të çasteve të  vështira që ua ka krijuar pikërisht partneri. Do ta kishit më të lehtë për ta urryer.

 

4) Krijoni histori të tjera

Përpiquni që të njihni dikë tjetër, ndërkohë që vuani për humbjen e partnerit tuaj. “Plumbi, del me plumb”, thuhet në kësi rastesh.

 

5) Merrni një dhuratë

Kjo është koha e duhur për të kënaqur dëshirat dhe ndjenjat tuaja të lënduara. Pranoni dhurata nga fansat tuaj, dhe do të ndiheshit më mirë.

 

6) Jepini vetes kohë për sport

Nëse ju jeni tashmë tifozë të palestrës apo tenisit, notit apo atletikës, rritni frekuencën e tyre. Dhe në qoftë se ju nuk jeni marrë kurrë me sport, përpiquni ta bëni të paktën për një kohë, teksa merrni veten nga dashuria e humbur.

 

7) Kënaq veten dhe të tjerët

Nëse nuk e keni bërë dot deri tani, pasi ishit shumë të përkushtuar ndaj partnerit, nisni ta vini në zbatim sa më parë këtë këshillë. Pasi duke kënaqur veten dhe të tjerët, do të shihni sesi dhimbja e dashurisë kalon më shpejt.

 

8) Frekuentoni njerëz të rinj

Qëndroni sa më larg situatave dhe sidomos njerëzve, që ju lidhin me kohën kur kishit partnerin e vjetër. Frekuentoni njerëz të rinj, qoftë edhe vetëm në aspektin shoqëror. Do të ndiheshit shumë më mirë.

e.t/noa