Shpërndaje

Kur jeni në një lidhje, duhet të merrni të gjitha vendimet duke iu referuar edhe personit tjetër dhe t’i kushtoni vëmendje ndjenjave të përbashkëta, dhe në të njëjtën kohë të bëni të lumtur veten tuaj. Çiftet e përsosura, para së gjithash, përbëhen nga personat që kanë vetëbesim. Ata janë të sigurt në veten e tyre dhe kështu i lejojnë vetes që të jenë të ndjeshëm edhe në një lidhje. Këto gjëra në vijim nuk preferohen nga çiftet e përsosura.

Nuk përpiqen të bëjnë xheloz njëri-tjetrin

Kur jeni në një lidhje të qëndrueshme, në të cilën partneri juaj iu kushton vëmendje të mjaftueshme, nuk e ndjeni nevojën për ta bërë atë xheloz, për të dëshmuar dashurinë e tij. Xhelozia ushqen pasiguri dhe asnjëherë nuk jep rezultatet e pritura.

 

Nuk kontrollojnë telefonin e njëri-tjetrit

Nëse keni nevojë të kontrolloni telefonin e partnerit, ai mund të filloj të mendoj se nuk i besoni mjaftueshëm. Keni besim në partnerin tuaj. Nëse jo, atëherë nuk ka kuptim që të jeni së bashku.

Nuk këmbëngulin që tërë kohën të jenë së bashku

Çiftet e lumtura nuk kanë nevojë të jenë së bashku gjatë gjithë kohës. Ata e dinë se është e rëndësishme për të ruajtur pavarësinë dhe interesat që nuk janë të përbashkëta. Të dytë duhet të qëndrojnë individualist në lidhje.

Shmangin theksimin e dobësive të njëri-tjetrit

Partnerët e fuqishëm i dinë dobësitë e njëri-tjetrit, por nuk i përdorin dhe nuk abuzojnë me to. Ata mbështeten në njëri-tjetrin duke i mposhtur të metat e partnerit të tyre.

Asnjëherë nuk garojnë me njëri-tjetrin

Ka një ndryshim midis vendosjes së sfidave përball partnerit dhe garave me partnerin. Nëse keni vendosur ndonjë sfidë, më pas të dytë do të dilni të suksesshëm, por në qoftë se garoni, dikush ka për të humbur. Nuk ka rëndësi kush ka paguar për darkë apo kush u kujtua për të bërë diçka së bashku. Është e rëndësishme zemërgjerësia për të shtuar lumturinë.

Nuk i zbukurojnë gjërat

Njerëzit e fuqishëm përforcojnë njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë forcohen si një çift. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni gjithmonë i sinqertë me njëri-tjetrin, edhe në qoftë se mendoni se partneri juaj nuk dëshiron diçka të dëgjojë.

Nuk pyesin tërë kohën ku është tjetri dhe çfarë është duke bërë

Çiftet në marrëdhënie të qëndrueshme nuk duhet të jenë vazhdimisht në kontakt. Ata nuk mendojnë vazhdimisht për atë se çfarë është duke bërë personi tjetër dhe nuk e ndërpresin çdo orë për shkak të dyshimeve. Një gjë është të mendoni në lidhje me partnerin dhe krejt tjetër është të brengoseni vazhdimisht në lidhje me atë se si e kalon kohën pa ty.

Asnjëherë publikisht nuk poshtërojnë personin tjetër

Poshtërimi i partnerit para të tjerëve, ose kur jeni vetëm, është një arsye e mirë për ndarje, prandaj ka mënyra të tjera për t’u shprehur.